Driton Selmanaj tregon se si ndodhi përplasja në Kuvend, fajëson Nagavcin - Gazeta Express
string(72) "driton-selmanaj-tregon-se-si-ndodhi-perplasja-ne-kuvend-fajeson-nagavcin"

Gazeta Express

19/11/2020 20:57

Driton Selmanaj tregon se si ndodhi përplasja në Kuvend, fajëson Nagavcin

Gazeta Express

19/11/2020 20:57

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se si erdhi deri tek përplasje mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ai tregon ku ishte në momentin kur ndodhi ngjarja.

Lexo Edhe:

“Jo isha në pjesën ku qëndroi qeveria. Nuk kisha thënë përleshje fizike por ishte situatë e tensionuar. Kjo për dy arsye. E para për udhëheqjen skandaloze nga nënkryetarja Nagavci e cila e ka përcaktuar vetë rregulloren dhe ka lejuar të ketë rrëshqitje dhe tendenca për të krijuar situata të pazakonta. Është hera e dytë që po trajtohet kjo çështje nga në Kuvend e thirrur nga VV. Nuk po ofrohet zgjidhje për të ofruar afërsi për ata që nuk janë gjetur dhe familjarët e tyre”, thotë ai.

“Kishte përplasje me fjalë mes Arben Gashit dhe Saranda Bogujevcit dhe pastaj e Gashit me zonja Kusari Lila. Nuk ka pasur debat me Hajrullah Cekun dhe Hekuran Muratin. Vjen një moment kur Gashi tha mjaft më. Mos shpifni. Referencat ishin shpifëse. Fjalimi im u lexua në gjysmë nga ana e zonjës Bogujevci. Tërësisht tendencioze. Unë kam thënë instrumenti i raportimit për këtë temë është konsumuar. Jo është konsumuar tema e të pagjeturve. Ajo nuk konsumohet kurrë”, shton Selmanaj. /GazetaExpress/