Don Xhoni pushton TikTok-un! Freestyle-i i reperit po çmend botën dhe po arrin shifrat rekord - Gazeta Express
string(92) "don-xhoni-pushton-tiktok-un-freestyle-i-i-reperit-po-cmend-boten-dhe-po-arrin-shifrat-rekord"

Don Xhoni pushton TikTok-un! Freestyle-i i reperit po çmend botën dhe po arrin shifrat rekord

Rozë

Gazeta Express

13/01/2021 20:31

Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur.

Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit që theu shumë rekorde dhe i dha atij një vend direkt në industrinë e muzikës.

Lexo Edhe:

Nëse do e quanim si “njishi i freestyle-ve” nuk e di se a do e tepronim aspak.

Disa muaj pasi bëri namin e pas disa projekteve muzikore, në dhjetor Don Xhoni u rikthye në studion e Meritonit sërish. Dhe sërish bëri namin.

Ky freestyle është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë.

Sekuenca në profilin origjinal të postuar për herë të parë tashmë ka tejkaluar 3.5 milionë shikime dhe mbi 300,000 pëlqime.

Sakaq, inserti është postuar nga më shumë se 31,000 profile teksa trendi vijon të jetë në rritje. Nëse ende nuk e keni realizuar, futuni në TikTok dhe jepini!