Covid-19 në Shqipëri/ 892 raste të reja dhe 19 humbje jete - Gazeta Express
string(57) "covid-19-ne-shqiperi-892-raste-te-reja-dhe-19-humbje-jete"

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2021 18:14

Covid-19 në Shqipëri/ 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

Shqiperi

Gazeta Express

02/03/2021 18:14

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 892 raste të reja me koronavirus nga 3,369 teste të kryera. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve bëri të ditur se, brenda ditës, si pasojë e sëmundjes, e humbën jetën edhe 19 qytetarë.

Totali i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë shkon në 108,823.

Lexo Edhe:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

374 raste në Tiranë, 55 në Fier, 47 në Vlorë, 45 në Durrës, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Krujë, Berat, nga 25 raste në Kavajë, Lushnje, Kuçovë, 23 në Librazhd, 22 në Gjirokastër, 17 në Mallakastër, 15 në Elbasan, nga 11 raste në Kurbin, Mirditë, 10 në Përmet, nga 9 raste në Sarandë, Shijak, nga 8 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, nga 7 raste në Kamëz, Tepelenë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Devoll, Has, Malësi e Madhe, Peqin, 3 në Vorë, nga 2 raste në Pogradec, Delvinë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Cerrik, Poliçan, nga 1 rast në Pukë, Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Bulqizë, Memaliaj, Maliq, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 760 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 71,173 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa, aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Sa i përket viktimave, nuk mundën të mbijetojnë, 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Mati, të moshave 48-87 vjeç.

Statistika (2 Mars 2021)
Raste të reja ditore 892
Të shëruar në 24 orë 760
Të shtruar në spitale 650
Humbje jete në 24 orë 19
Testime ditore 3369

Testime totale 472,868
Raste pozitive 108,823
Raste të shëruara 71,173
Raste Aktive 35,815
Humbje jete 1,835

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23123
Fier 2657
Vlorë 1789
Durrës 1651
Shkodër 1357
Gjirokastër 1140
Elbasan 917
Korçë 865
Berat 840
Lezhë 790
Dibër 347
Kukës 339