Borell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, Kurti mbrëmë e kundërshtoi - Gazeta Express
string(94) "borell-del-haptas-pro-mbajtjes-se-referendumit-te-serbise-ne-kosove-kurti-mbreme-e-kundershtoi"

Borell del haptas pro mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë, Kurti mbrëmë e kundërshtoi

Lajme

Gazeta Express

13/01/2022 10:02

Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borell, ka dal hapur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë, gjë për të cilën mbrëmë nuk është pajtuar kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Express.

Borell thotë se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.

Lexo Edhe:

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, dje pas bisedës që kishte pasur me Borellin, kishte deklaruar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë.

Derisa ka theksuar se” Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”.

Në vitin 2020 në Kosovë ishte lejuar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Procesin e votimit dhe grumbullimit të votave e kishte organizuar OSBE-ja.

Kjo praktikë ishte ndjekur në marrëveshje me autoritetet kosovare edhe në të kaluarën, kishte bërë të ditur atë kohë zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, Jeff Bieley. “Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017. Sipas praktikës së vendosur, një kërkesë është pranuar nga Beogradi dhe është arritur marrëveshje me autoritetet e Kosovës. Janë marrë të gjitha masat për të ofruar sigurinë e stafit dhe votuesve. Do të ndiqen të gjitha masat paraprake për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit në Kosovë”, kishte thënë Jeff Bieley në qershor.