Bien rastet pozitive, 14 të vdekur brenda 24 orëve - Gazeta Express
string(49) "bien-rastet-pozitive-14-te-vdekur-brenda-24-oreve"

Bien rastet pozitive, 14 të vdekur brenda 24 orëve

Lajme

Gazeta Express

13/09/2021 14:58

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19, raporton Express

Në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 5 mijë e 505 mostra, nga të cilat 259 kanë rezultuar pozitive.

Lexo Edhe:

Përgjatë 24 orëve të fundit, 14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

Në total numri i rasteve aktive është 17.000.