Bayern i jep leksione Barcelonës, fitojnë Juventusi dhe Chelsea - Gazeta Express
string(62) "bayern-i-jep-leksione-barcelones-fitojne-juventusi-dhe-chelsea"

Bayern i jep leksione Barcelonës, fitojnë Juventusi dhe Chelsea

Sport

Gazeta Express

14/09/2021 22:49

Bayerni i ka dhënë leksione Barcelonës midis Camp Nou, duke e mposhtur me rezultat të pastër, 3-0. Sonte, në ndeshjen e parë në Champions për sezonin 2021/22, luajtën edhe Chelsea që e mundi 1-0 Zenitin dhe Juventusi që e mposhti 3-0 Malmon.

Për Barcelonën ka nisur një aventurë e vështirë pa Leo Messin që u transferua te Paris Saint Germain.

Lexo Edhe:

Klubi është në vështirësi ekonomike dhe sikur nuk mungoi largimi i Messit, Barca e largoi edhe Griezmannin, duke e lënë skuadrën në duar të futbollistëve ndaj të cilëve besimi është shumë i vogël.

Në ndeshjen e parë në Champions pas epokës së Messit, Barça u deklasua në shtëpi, duke u mundur 3-0.

Bayerni tregoi klasin duke bërë paraqitje pozitive për 90 minuta.

Gjithçka nisi me Thomas Muller, në minutën e 35’ shënoi për 1-0.

Pas Thomas Muller, i cili realizoi në pjesën e parë, Robert Lewandowski shënoi për 2-0 në minutën e 56’.

Derisa për rezultatin përfundimtar të këtij takimi shënoi edhe njëherë Robert Lewandowski, në minutën e 86’, për 3-0, raporton Express.

Chelsea 1-0 Zenit

Chelsea e mundi 1-0 Zenitin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Champions.

Blutë ishin skuadër më e mirë për 90 minuta, por nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për të besuarit e Thomas Tuchel.

Sido që të jetë, milionat që u shpenzuan për Romelu Lukakun po japin rezultat, pasi sulmuesi belg arriti të shënojë golin e tri pikëve në minutën e 69’.

Malmo vs Juventus 0-3

Sikur Bayern Munich, edhe Juventusi ka marrë fitore 3-0 në udhëtim.  Zonja e Vjetër e mundi Malmon.

Alex Sandro hapi serinë e golave. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 23’.

Pas Dybalas, në fund të pjesës së parë, shënuan edhe Paulo Dybala dhe sulmuesi, Alvaro Morata.

Dybala shënoi për 2-0 në minutën e 43’, derisa Morata për 3-0 në atë të 45’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi në 45 minutat e pjesës së dytë, nuk pati më gola. /Gazeta Express/