Bashkëkombësi i Messit, legjenda e Realit dhe Interit pasi Leo e fitoi ‘Topin e Artë: “Nuk besoj më në këtë çmim” - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 18:42

Bashkëkombësi i Messit, legjenda e Realit dhe Interit pasi Leo e fitoi ‘Topin e Artë: “Nuk besoj më në këtë çmim”

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 18:42

Esteban Cambiasso është njëri prej atyre që nuk pajtohet me Topin e Artë, që iu dha Lionel Messit për herë të shtatë në karrierë.

Ani pse futbollistë të tjerë kanë fituar me shumë me ekipe e kombëtare, trofe më të rëndësishëm, përveç paraqitjeve individuale, Messi, për shkak edhe të asaj që ka dhënë ndër vite, në fund mori Topin e Artë.

Lexo Edhe:

Për Esteban Cambiasson kjo është e padrejtë dhe Topi i Artë është një çmim në të cilin më nuk beson aspak.

Që nga dita kur Milito, sulmuesi i Interit që fitoi tripletën atë sezon mbeti madje edhe jashtë 30 më të mirëve, për Cambiasson është çmim që s’ka vlerë dhe ende i pakuptueshëm se si jepet.

Zyrtarisht nuk besoj më në këtë çmim individual që nga viti 2010. Ditën që kuptova që Milito ishte jashtë 30-shes më të mirë, jo vetëm jashtë pesë apo 10, thash me vete që më nuk e kuptoj këtë çmim”, u shpreh argjentinasi. /Gazeta Express/