string(26) "arrestohet-noizy-ne-kosove"

Rozë

Gazeta Express

16/12/2021 10:41

Noizy arrestohet në Kosovë

Rozë

Gazeta Express

16/12/2021 10:41

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Lajmi për Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka  qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për Express.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik./Express