Arrestohet Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, vazhdon aksioni “Subvencioni 2021” - Gazeta Express

Arrestohet Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 13:45

Lavdim Krasniqi, drejtor i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, është arrestuar para pak çastesh në vazhden e aksionit “Subvencioni 2021”.

Indeksonline dhe Kallxo.com raportojnë se Krasniqi aktualisht është duke u intervistuar nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.

Ndërkohë, informacioni nuk është konfirmuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Drejtoria e Krimeve Ekonomike e as nga policia, Gazeta Express ka tentuar të marrë informacion zyrtar për këtë rast, por deri më tani nuk u janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Arrestimi i sotëm është vazhdimësi i javës së kaluar ku u arrestuan 21 persona, kryesisht zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë.

Aksioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me ç’rast janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, kompjuterë etj.