Arben Gashi: Nesër marrim vendim nëse shkojmë në seancën e jashtëzakonshme ose jo - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 19:30

Arben Gashi: Nesër marrim vendim nëse shkojmë në seancën e jashtëzakonshme ose jo

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 19:30

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ende nuk ka vendosur se a do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet nesër.

Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se nesër  në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Lexo Edhe:

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ka thënë Gazetës Express se nesër pas një takimi të grupit parlamentar do të vendosin a do të jenë pjesë në seancë ku do të diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

“Nesër merret vesh qëndrimi i LDK-së, nesër do të mblidhet grupi parlamentar dhe vendosim”, tha Gashi.