Albin Kurti në listën zgjedhore të VV’së - Gazeta Express
string(39) "albin-kurti-ne-listen-zgjedhore-te-vvse"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 21:03

Albin Kurti në listën zgjedhore të VV’së

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 21:03

Lideri i VV’së, Albin Kurti, është propozuar për kandidat për deputet nga qendra e VV’së në Prishtinë.

Megjithatë, Vetëvendosje i kandidon për deputetë Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun

Lexo Edhe:

Ata janë të dënuar me formë të prerë brenda tri viteve te fundit

Nga Qendra e Prishtinës, kandidatët për deputetë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! janë :

Albin Kurti                 Liburn Aliu

Arben Vitia                Xhelal Sveçla

Glauk Konjufca         Fitore Pacolli

Albulena Haxhiu       Hatixhe Hoxha

Listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti, Qendra në Mitrovicë, iu bashkua edhe Armend Muja i cili kishte aderuar dje në Vetëvendosje.

Muja u propozua nga dega e Vetëvendosjes në Mitrovicë duke mos i lënë gardën e vjetër të aktivistëve aty që të garojnë për deputetë. Një ndër aktivistët e njohur të Mitrovicës është Faruk Mujka.

Përveç Armend Mujës, e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së atje është edhe Arjeta Fejza.

E dega e VV-së në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.

Nga Theranda, Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar kryetarin e kësaj dege, Salih Zyba. 

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me datë 14 shkurt, derisa tashmë ka filluar edhe aplikimi i diasporës për t’u përfshirë në procesin zgjedhor që rrodhi si pasojë e rrëzimit të Avdullah Hotit nga pushteti pas Aktgjykimit të Kushtetueses për votën e Etem Arifit./Express/