Albin Kurti emëron zëvendësministrat në katër ministri - Gazeta Express
string(54) "albin-kurti-emeron-zevendesministrat-ne-kater-ministri"

Albin Kurti emëron zëvendësministrat në katër ministri

Lajme

Gazeta Express

06/04/2021 21:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Lexo Edhe:

Z. Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

Z. Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,

Znj. Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,

Z. Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Deri m​ë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.