Abbott: Sulmi ndaj djalit të Rashiqit, pasojë e nxitjes së urrejtjes dhe frikës - Gazeta Express
string(75) "abbott-sulmi-ndaj-djalit-te-rashiqit-pasoje-nxitjes-se-urrejtjes-dhe-frikes"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 11:54

Abbott: Sulmi ndaj djalit të Rashiqit, pasojë e nxitjes së urrejtjes dhe frikës

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 11:54

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott e ka quajtur pa sens dhe politik sulmin e djeshëm ndaj djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, raporton Gazeta Express.

Abbott ka shkruar se ambasada britanike dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë gjithnjë kanë bërë thirrje për debat politik më të qetë dhe më të arsyeshëm, ndërsa ka theksuar se disa politikanë kanë nxitur urrejtje dhe frikë.

Lexo Edhe:

“Sulmi i djeshëm pa sens ndaj djalit të Nenad Rashiqit është perceptuar si akt politik. Ambasada Britanike dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për një debat politik më të qetë, më të arsyeshëm, më pak personal. Disa politikanë kanë nxitur kulturë urrejtjeje dhe frike, mjegullie dhe tradhtie, brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme”, ka shkruar Abbott.

Ai ka bërë thirrje që akte të tilla të mos ndodhin më.

“Ne bëjmë thirrje përsëri që kjo të ndalojë. Të gjithë në klasën politike dhe mediat duhet të reflektojnë se lejimi i një kulture të tillë të zhvillohet i rrezikon njerëzit”, ka shkruar Abbott.

Për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiqit kanë reaguar ashpër edhe akterë tjerë të rëndësishëm vendorë e ndërkombëtarë.