AAK'ja do të marrë pjesë nesër në seancën e jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(58) "aakja-do-te-marre-pjese-neser-ne-seancen-e-jashtezakonshme"

AAK’ja do të marrë pjesë nesër në seancën e jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

14/01/2022 19:38

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se nesër  në ora 14:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit ku diskutohet mbi referendumin e Serbisë në Kosovë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në këtë seancë.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka për Gazetën Express tha se do të marrin pjesë në këtë seancë.

“Po AAK do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme”, tha Blaka.

Kujtojmë se PDK-ja përmes një konferencë për media bëri të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme ku pritet të diskutohet mbi referendumin serb në Kosovë. Ndërsa nga LDK-ja kanë bërë të ditur për Express se nesër do të mblidhet grupi parlamentar I LDK-së për të vendosur nëse do të marrin pjesë në seancë.