Ish-komandoja që akuzohet për atentatin ndaj Andon Dhimës, njihej si ekspert armësh - Gazeta Express

Gazeta Express

23/10/2020 17:41

Ish-komandoja që akuzohet për atentatin ndaj Andon Dhimës, njihej si ekspert armësh

Gazeta Express

23/10/2020 17:41

Albin Hoxha, 35-vjeçari që është vënë në pranga si një prej autorëve të atentatit ën tentativë të biznesmenit Andon Dhima, ka qenë komando. Gazetari Elton Qyno, i ftuar në studion e Report TV, tregoi se Hoxha ka shërbyer si ushtar komando në repartin special të ushtrisë Zall-Herr., përgjatë viteve 2006-2007.

Gjithashtu, për shkak të eksperiencës si komando, Hoxha njihet si profesionit në përdorimin e armëve. Gazetari Qyno, solli edhe foto të kameras që ka pikasur personat që ndodhën më 15 tetor biznesmenin Dhima.

Kamera e instaluar nga vetë administratori i pallatit, ka shërbyer për të pikasur të rinjtë që janë vënë në pranga. Sipas Qynos, Albin Hoxha dhe Mariglen Matohiti, të dy të lënë në burg, janë zbuluar pikërisht nga kamera në hyrjen kryesore të pallatit teksa hyjnë në pallat dhe më pas janë filmuar sërish teksa dalin, por këtë herë jo me maska plastike dhe kapele, por të zbuluar totalisht nga fytyra. Gazetari shton gjithashtu se për arrestimin e tyre agjentët e komisariatit nr.2 në Tiranë kanë zgjedhur një skemë shumë delikate, pasi i kanë marë në telefon duke u prezantuar si banorë të lagjes dhe se u nevojitej që të zbrisnin poshtë pallatit për tia hapur rrugën, pasi i kishin bllokuar me makinë. Sapo ish-komandoja Albin Hoxha dhe shoku i tij Grid Lenon, kanë zbritur nga apartamenti dhe kanë hipur në makinë, me qëllim hapjen e rrugës, menjëherë policia ka vepruar duke i pohuar se ishin të arrestuar.

Një skemë e tillë u ndoq pasi kishim të dhëna se Albin Hoxha dhe Grid Lenon, ishin persona të armatosur dhe kishin përgatitje profesionale më armët e zjarrit. Ndaj zgjodhëm një skemë të tillë për ti futur në kurth, duke menduar të prezantojnë agjentët si banorë të lagjes. Dy objektivët tonë kanë zbritur të qetë nga pallatit dhe pa armë, dhe sapo janë futur në makinat përkatëse, është kryer ndërhyrja 

Ndërkohë, sipas gazetarit, dy personat e tjerë që kanë qënë në rol bashkëpunimi si vëzhgues janë arrestuar në banesat e tyre. Qyno shton se nga grupet hetimore ka mësuar se deri në këtë fazë të hetimit këta individë janë shtyrë nga një grup kriminal në Tiranë, për të kryer ekzekutimin e biznesmenit Andon Dhima, pikërisht në hyrje të pallatit që ai vetë ka ndërtuar në zonën e stadiumit “Selmas Stërmasi”.

Sot janë lënë në burg të katër të arrestuarit, Albin Hoxha, Mariglen Matohiti, Grid Lenon dhe Enea Enea Hoxha. Përpara mediave, foli motra e Matohitit dhe njëkohësisht gruaja e Grid Lenon, e cila publikoi edhe një video. Gerta Matohiti pretendon se natën që ishte planifikuar për tu kryer krimi, më 15 tetot, Matohiti, vëllai i saj, ishte në punë si kamerier në lokalin që ajo vetë administron, “Vila e Peshkut”, që shikoni më poshtë. Ndërsa Grid Lenon, ishte në një festë ditëlindjeje. Matohiti rrëfeu gjithashtu edhe dhunën që ka përjetuar nga policia, pas shoqërimit të komisariat dhe faktin që e kishin kërcënuar se do ta arrestonin si bashkëpunëtore.