Engjell Koliqi: Kam trokitur në çdo derë të kancelarive të diplomatëve të Vatikanit për të mbështetur Kosovën - Gazeta Express
string(108) "engjell-koliqi-kam-trokitur-ne-cdo-dere-te-kancelarive-te-diplomateve-te-vatikanit-per-te-mbeshtetur-kosoven"

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/01/2025 13:03

Engjell Koliqi: Kam trokitur në çdo derë të kancelarive të diplomatëve të Vatikanit për të mbështetur Kosovën

Zgjedhjet

Gazeta Express

27/01/2025 13:03

Për ata që nuk e dinë, kandidati për deputet i AAK-së, Engjell Koliqi para shumë vitesh ka punuar si gazetar në Radio Vatikan, në redaksinë  gjuhës shqipe.

Ai thotë se gjatë asaj kohe ka bërë çmos për të ndikuar tek Vatikani për ta mbështetur Kosovën.

“Keni parasysh se mbështetja e Vatikanit në atë kohë Kosovës i duhej si peshkut për ujë. Kam trokitur në çdo derë të kancelarive të diplomatëve të Vatikanit për të mbështetur Kosovën. Raportimi nga Vatikani ka pasur një ndikim të madh në skenën politike dhe kulturore të Kosovës, duke nxjerrë në pah rëndësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Koliqi.

Ai shprehet i lumtur që presidentit Rugova i ka hapur shumë dyer në Vatikan dhe ndikimi i Papa Gjon Palit të dytë bashkë me mbështetjen e Amerikës.

“Mendoj dhe besoj se kanë qenë shtyllat e para për Pavarësinë e Kosovës. Natyrisht këtu hyn dhe lobimi dhe ndikimi që bënë të gjithë shqiptarët, përfshirë dhe lutjen që bëri Nënë Tereza te Presidenti Bill Clinton. Ajo e luti atë për Kosovën dhe Kosova mori bekimin për pavarësinë në themelet e vitit 1999, ku pashmangshëm ishte puna dhe përkushtimi i Selisë së Shenjtë në Vatikan”, ka thënë Koliqi i cili ka ikur në Itali në vitin 1990 për shkak të përndjekjes politike atëkohë.

“Unë isha burgosur politikisht për shkak të veprimtarisë atdhetare dhe aktiviteteve që bëmë për të mbajtur gjallë shqiptarizmin, por presioni serb vazhdoi dhe mezi shpëtova nga arrestimi i dytë. Ika në Itali dhe vazhdova veprimtarinë time. Ishte fati im që bashkë me patriotët arbëreshë dhe emigrantët e vjetër shqiptarë u angazhova si gazetar në Radio Vatikan në gjuhën shqipe”

Advertisement
Advertisement
Advertisement