“Engjëll Agaçi po përgojohet”, Rama: Mjekët nuk jepnin garanci për jetën e tij - Gazeta Express
string(74) "engjell-agaci-po-pergojohet-rama-mjeket-nuk-jepnin-garanci-per-jeten-e-tij"

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 13:45

“Engjëll Agaçi po përgojohet”, Rama: Mjekët nuk jepnin garanci për jetën e tij

Shqiperi

Gazeta Express

01/03/2025 13:45

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të aludimeve për arratinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, tha se opozita dëshiron të bëjë veç spektakël me jetët e njerëzve, pa u bazuar në fakte.

Rama tha se ndërkohë që Agaçi ishte në spital dhe luftonte për jetën, Berisha thoshte se ai është në arrati.

“Sekretari i Përgjithshëm niset për shkaqe shëndetësore në Itali, e fusin në sallë operacioni. Bën tre bypasse për shkak të një rreziku pas një operacioni të rëndë. Ndalon funksioni i mushkërive, e fusin në frymëmarrje të drejtuar. Mjekët thonin: ‘Nuk e dimë, ja ta shohim.’ Mjekët thonin: ‘Do të ndodhë hataja nga momenti në moment.’ Ndërsa këta përgojojnë njeriun në gjendje të rëndë, a ka nënë, baba, grua, vajzë… U arratis nga drejtësia, i morën laptopin. Vajti në SPAK, në Kryeministri, dhe vazhdojnë e marrin nëpër gojë: A ka ndodhur, a s’ka ndodhur? Si mund të debatoj unë me dikë për një fakt konkret të dikujt që është në spital dhe tani që po flasim, i duhet të rikuperojë mushkëritë e dëmtuara rëndë,” tha Rama.