“Ëngjëj gardiane” në Mekë gjatë Haxhit, hera e parë në histori - Gazeta Express
string(59) "engjej-gardiane-ne-meke-gjate-haxhit-hera-e-pare-ne-histori"

“Ëngjëj gardiane” në Mekë gjatë Haxhit, hera e parë në histori

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 8:12

Këto janë “gardianet engjëj” të Mekës. Për herë të parë në histori për sigurinë dhe mbarëvajtjen e Haxhit në Xhaminë e Profetit në Arabinë Saudite janë angazhuar 113 gra.

Ato janë trajnuar nga forcat ushtarake dhe janë pjesë e një njësie të veçantë të krijuar 6 muaj më parë. Ato do të shërbejnë gjatë gjithë kohës të ndara në 4 grupe me 18 anëtare.

Lexo Edhe:

“Unë jam ushtarja Samara, e specializuar në psikologji. Iu bashkova ushtrisë me mbështetjen e familjes sime, dhe tani jam në shërbim të mysafirëve të të Gjithëmëshirshmit. Kjo është një arritje e madhe për ne dhe është krenaria më e madhe që të jemi në shërbim të fesë, vendit dhe mysafirëve.”, u shpreh Samara, ushtare në Arabinë Saudite.

“Iu bashkova ushtrisë për të vazhduar rrugëtimin e babait tim, Zoti e mëshiroftë atë, në vendin më të pastër të Shtëpisë së Zotit për t’iu shërbyer mysafirëve të tij. Është një nder shumë I madh.”, thotë Mona, ushtare në Arabinë Saudite.

Ky është një tjetër hap që bën Arabia Saudite për të fuqizuar rolin e gruas në shoqëri dhe për të përmirësuar barazinë gjinore. Gardianet janë vendosur me shërbim edhe në Medinë. Angazhimi i tyre konsiston në garantimin e sigurisë, mbikëqyrje dhe asistim të besimtarëve myslimanë që zhvillojnë Haxhin në Mekë dhe rituale të tjera në vendet e shenjta.