Engjëll Koliqi kërkoi votën e vitiasve: Vitia për Kosovën Fituese në Nato dhe me aleatin e saj Amerikën - Gazeta Express
string(102) "engjell-koliqi-kerkoi-voten-e-vitiasve-vitia-per-kosoven-fituese-ne-nato-dhe-me-aleatin-e-saj-ameriken"

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/02/2025 11:20

Engjëll Koliqi kërkoi votën e vitiasve: Vitia për Kosovën Fituese në Nato dhe me aleatin e saj Amerikën

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/02/2025 11:20

Engjëll Koliqi, kandidati i AAK’së nga Vitia i cili ka qenë i burgosur politik ka kërkuar votën e vitiasve me 9 shkurt.

Gjatë një tubimi që është mbajtur në qytetin e Vitisë, Koliqi ka premtuar se do të jep kontributin e tij si amanet i kapuqbardhëve.

“Unë qysh kur isha i burgosur politik, këtij vendi jam mundu me i dhënë çka kom ditë e çka kom mujtë. Prandaj, edhe sot kontributin tim e jap veç si amanet i kapuqbardhëve që janë sakrifiku gjatë historisë ndër shekuj”, ka thënë ai mes tjerash.

Tutje ai ka premtuar se nëse arrin të fitoj ulësen e deputetit do të kontribuoj në lidhjen e komunës me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Vitia si komunë është gardh të shkjaut, në këtë komunë të vogël duam ta bëjmë më të lidhur me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement