Sela: Nëse VLEN e do fenomenin e Rrahman Morinës e "shqiptarit të ndershëm” lë të shkojnë me VMRO'në - Gazeta Express
string(113) "sela-thote-skaperte-ndodhur-koalicioni-vmro-vlen-eshte-si-fenomeni-i-rrahman-morines-ku-quhej-shqiptar-i-ndershem"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 21:44

Sela: Nëse VLEN e do fenomenin e Rrahman Morinës e “shqiptarit të ndershëm” lë të shkojnë me VMRO’në

Lajme

Gazeta Express

01/05/2024 21:44

Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pressing” të T7, ku po flet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.

Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.

Lexo Edhe:

Ai është pyetur se cilat do të jenë veprimet e Frontit Evropian nëse i fitojnë zgjedhjet, poqë ndodh koalicion VRMO-VLEN.

Sela ka thënë se ky koalicion nuk do të ndodh, sipas tij është nfuzion që VMRO ja jep VLEN-it.

Madje, një koalicion potencial të tillë ai e ka krahasuar me fenomenin e Rrahman Morinës, ku përdorej etiketa “shqiptar i ndershëm”.

“Nëse VLEN-i dëshiron të kthej fenomenin e shqiptarëve të ndershëm të Rrahman Morinës, le të shkoj në qeveri krahas VMRO-së në këto rrethana. Të drejtën për përfaqësim ta jep populli, e ne nuk mund të kthehemi mbi 30 vite prapa si në situatën me Kosovën në Ish-Jugosllavi. Ajo mënyrë e qeverisjes nuk ndodh, është thjeshtë një infuzion që VMRO ja jep VLEN-it që ndoshta opozita të nxjerr një deputetë më shumë”, ka thënë thënë Sela. /Gazeta Express