Zyrtarja e KOK-ut merr pjesë në seminarin për Shefa të Misionit në Llozanë


Gazeta Express
6 Shtator 2019 11:30

Zyrtarja e Komitetit Olimpik të Kosovës, Rejhan Halili, për dy ditë radhazi ka marrë pjesë në seminarin për Shefa të Misionit të mbajtur më 3 dhe 4 shtator në Llozanë të Zvicrës.

Seminari u mbajt për edicionin e tretë të Lojërave Olimpike Dimërore për të Rinj, Llozana 2020, Lojëra këto që mbahen pikërisht në Llozanë prej 9-22 janar 2020.

Halili mori informatat e nevojshme për ekipin tonë Olimpik, për të cilin pritet të jetë pjesëmarrja e parë në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj.
Shefat e Misionit vizituan edhe vendet malore ku do të mbahen garat e skijimit alpin.

Te fundit


Kthehu lart