Zyrtarja e BE-së: Mosedukimi i fëmijëve në moshë të hershme ka ndikuar në rezultatet e PISA-s


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 10:59

Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik kanë mbajtur konferencën ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme”.

Drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu tha se në vazhdimësi po punojnë për edukimin e hershëm të fëmijëve dhe për integrimin e tyre në shoqëri.

“Ne si Save the Children punojmë në vazhdimësi për të jetësuar krijimin e një botë ku çdo fëmijë gëzon të drejtën për pjesëmarrje. Ne kemi punuar në mbështetjen e edukimit të fëmijërisë së hershme të fëmijëve në Kosovë”.

“Nga viti 2015 Save the Children punon me fëmijët nga mosha  0-5 vjeç dhe është i shtrirë në 8 komuna. Ne kemi arritur që gradualisht ta rrisim cilësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve. Mbetet edhe shumë punë për të bërë. Duhet të bashkëpunojnë më shumë prindërit dhe qytetarët me fëmijët”.

“Fëmijët që vinë nga familjet e varfra dhe ata ke aftësi të kufizuara apo që vinë nga komuniteti RAE jemi në mbështetje edhe të tyre. Organizimi i kësaj konferencë është bërë nga Save the Children, MAShT dhe IPK”.

Merita Vithaj, nga Ministria e Shëndetësisë, thotë se sfida më e madhe është vdekja e foshnjave në Kosovë.

“Duke i ofruar shëndet fëmijës dhe mirëqenie ne do të investojmë te ai fëmijë që të jetë i sukseshëm dhe të rritet si një qytetar produktiv në vendin tonë. Përkushtimi për shëndetin e fëmijëve paraqet prioritet Ministrinë e Shëndetësisë. Vizioni jonë në Kosovë po ballafaqohet me shumë sfida dhe njëra ndër to është vdekshmëria e foshnjave në Kosovë”.

“Nuk mjafton vetëm në shëndet por investimi duhet të jetë i përbashkët edhe me institucionet e tjera. 22 komuna i ofrojnë shërbime shëndetësorë të vizitave në shtëpi dhe janë rreth 600 punëtor. Ky shembull i mirë duhet të përcillet edhe me bashkëpunime të tjera”.

Nezir Çocaj, drejtor i Institutit Pedagogjik Kosovës, tha se kanë për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit në vend.

“Instituti Pedagogjik ka për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit në vend. Ne kemi vizion të jemi referues për sistemin arsimor në Kosovë dhe të ofrojmë hulumtime shkencore dhe mbështetje në fushën edukative arsimore”.

Hillen Francke, nga zyra e BE-së, tha se mosedukimi i fëmijëve në moshën e hershme ka ndikuar edhe në rezultatet e PISA-s.

“Zhvillimi dhe kujdesi në fëmijëri të hershme është pjesë kryesore në çdo vend të botës si dhe në Kosovë. Alarmet tashmë kanë qenë të shumta si rezultatet e PISA ku po thuajse Kosova ishte vendi i fundit në Evrope dhe besoj se mund të shohim ndryshime në rezultatet e reja. Zhvillimi i hershëm e vë themelimin për tërë jetën dhe kujdesi për zhvillim të hershëm është parakusht për integrim në shoqëri”.

“Sa më herët një shoqëri të investojë në arsim ndikimi do të jetë më i madh në ekonomi. Ajo që duhet të bëjmë për të ardhmen është të investojë në vitet më të hershme të fëmijët. Një prej pengesave të zhvillimit ekonomik të Kosovës është pjesëmarrja e vogël e grave në punë. Hyrja në BE është synim i Kosovës. Kemi ndërtuar 4 çerdhe deri tani dhe 6 do të fillojnë vitin e ardhshëm. Arsimi është prioritet i madh për ne”.

Zëvendësshefi i zyrës së UNICEF, James Mugaju thotë se fëmijët nga mosha 6 vjeçare duhet të jenë stabil në aspektin emocional, raporton EO.

“Ne besojnë qe investimi në arsimin e hershëm të fëmijëve është bazament për parimin e një shteti dhe kjo është pikënisje për çdo gjë që bëjmë. Atëherë nëse investojmë vendosim bazamentin në shtetin e Kosovës”.

“Të mobilizohemi të gjithë për fuqizimin dhe kujdesin e fëmijërisë së hershme ne Kosovë. Kujdesi dhe zhvillimi i fëmijërisë së hershme nuk është në nivelin e duhur. Sa më shumë qe bëjmë me zhvillimin dhe edukimin e hershëm të fëmijëve në kontribuojmë në zhvillimin e Kosovës”.

“Me vitet e tëra ne propozojmë që në Kosovë të kemi qasje të ndryshme për grupmoshat e fëmijëve. Në dëshirojmë që fëmijët prej moshës 6 vjeçare të jenë stabil në aspektin emocional”.

Te fundit


Kthehu lart