Zyrtarisht në Google Earth mund ti shikoni 98 për qind të vendeve të botës - Gazeta Express
string(74) "zyrtarisht-ne-google-earth-mund-ti-shikoni-98-per-qind-te-vendeve-te-botes"

Zyrtarisht në Google Earth mund ti shikoni 98 për qind të vendeve të botës

Gazeta Express

18/12/2019 22:18

Google është duke i bërë produktet e veta me harta dukshëm më të dobishme dhe informuese me ndihmën e fotografive, ndërsa tani gjigandi i teknologjisë e ka siguruar një pasqyrë më të thellë në procesin e vet të krijimit të hartave, raporton Engadget.

Kompania thekson se i ka krijuar rreth 16 milionë kilometra të fotove të Street View deri më tani. Gjithashtu, është theksuar se Google Earth i ka 36 milionë milje katrorë fotografi satelitore HD të cilat mund të kërkohen, ndërsa këto foto e mbulojnë 98 për qind të popullsisë së përgjithshme në botë.

Lexo Edhe:

Kjo është hera e parë që Google ka publikuar të dhëna në lidhje me shërbimin Maps, i cili është një nga produktet më të njohura të kompanisë.

Google Earth ka përmendur gjithashtu teknikat e përdorura për krijimin e fotove të hartave, shkruan Koha. Tashmë e dimë se kompania përdor automobila Street View të pajisur me kamera, të cilat mund të krijojnë foto nga kënde të ndryshme gjatë lëvizjes. Për zonat ku ngasja e automobilave nuk është e mundur, Google ka dërguar njerëz me ruksakë Street View Trekker për ta shënjuar terrenin.

Kompania gjithashtu ka shpjeguar se është duke e përdorur teknikën e quajtur “fotogrametri” për t’i bashkuar disa foto. E njëjta teknikë përdoret për përvojën VR të Google (siç janë turnetë virtuale të Versajës për përdoruesit e HTC Vive dhe Oculus Rift).