Zyrtari nga Beogradi sot në Prishtinë për avancimin e agjendës amerikane - Gazeta Express
string(72) "zyrtari-nga-beogradi-sot-ne-prishtine-per-avancimin-e-agjendes-amerikane"

Zyrtari nga Beogradi sot në Prishtinë për avancimin e agjendës amerikane

Gazeta Express

24/09/2020 9:18

John Jovanovic, kreu i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd sotdo të vizitojë Kosovën.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

Lexo Edhe:

“Faleminderit Radio Televizionit të Serbisë për mundësin që të njihet më mirë drejtori i ri menaxhues i zyrës së DFC-së që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John të ënjten do të jetë në Prishtinë për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, thuhet në njoftim.

Jovanovic është emëruar dje në krye të zyrës së DFC-së që dje është inauguruar në Beograd, në praninë e emisarit të Trump, Richard Grenell, dhe kreut të DFC-së, Adam Boehler.