Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd.
Durmishi nëpërmjet një statusi në Facebook, i kërkon llogari ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikut.
“A ishte i njohtuar Ministri Abdixhiku se dy vartës të tij sot po nënshkruanin marrëveshje në emër të Kosovës? Me gjasë jo”, shkruan Durmishi.
Durmishi kërkon edhe shkarkimin e menjëhershëm nga pozitat që mbajnë.
“Nëse këta dy zyrtarë kanë udhëtuar në Gjermani pa e ditur Ministri, më e pakta që duhet bërë është që të shkarkohen menjëherē nga pozitat që mbajnë, pavarësisht se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar”, ka shkruar Durmishi.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...