Zyrtari i VV’së i uron Shpend Ahmetit azil në Amerikë, thotë se shpejt Prishtina shkon në zgjedhje


Gazeta Express
9 Tetor 2019 16:32

Një ditë pasi që zyrtari i VV-së, Salih Zyba e kërcënoi kreun e PSD-së Shpend Ahmetin, njejtë ka vepruar edhe një zyrtar tjetër i Vetëvendsojes, raporton Gazeta Express.

Arbër Vokrri, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, që është edhe asamblist në Komunën e Prishtinës ka shkruar në Facebook se me këto vota që ka marrë Shpend Ahmeti në kryeqytet i uron azil të qetë në Amerikë.

Tutje, i njejti ka shkruar se së shpejti në Prishtinë do të ketë zgjedhje të reja.

Postimi i zyrtarit të VV-së në Facebook

Shkrimit të zyrtarit të VV-së iu është kundërpërgjigjur përmes Facebook-ut, ish deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili.

Sot ndërkaq zyrtari i VV-së, Salih Zyba ka folur për Express, pasi që kërcënoi përmes Facebook-ut, Shpend Ahmetin./GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart