Zyrtari i PDK'së përdorë gjuhë ofenduese ndaj Vjosa Osmanit - Gazeta Express
string(58) "zyrtari-i-pdkse-perdore-gjuhe-ofenduese-ndaj-vjosa-osmanit"

Gazeta Express

09/07/2020 20:05

Zyrtari i PDK’së përdorë gjuhë ofenduese ndaj Vjosa Osmanit

Gazeta Express

09/07/2020 20:05

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, përmes një shkrimi në Facebook ka ofenduar kryetarën e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.

Cakolli tha se Vjosa Osmani ka vrapuar nëpër korridoret e parlamentit të pas votave të Listës Serbe. Mirëpo, Cakolli ofendoi Osmanin ku tha se edhe pse kjo e fundit vrapoi, nuk humbi asnjë kilogram.

Lexo Edhe:

“Me u myt tu vrapu nëpër korridore të parlamentit mas votave të Listës Serbe, edhe mos me hup asnjë killë e me u dobësi, veq të Vjosa Osmani e sheh këta”, shkroi Cakolli në Facebook.

Kujtojmë se kohëve të fundit kryetarja Osmani është përjashtuar nga pozitat e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkak të qëndrimeve të saj kundër partisë.

Vendin e saj e ka zënë kryeminsitri aktual i Kosovës po atë natë me votat që mori nga Këshilli Drejtues i LDK’së.