Zyrtari i LDK'së: Duhet ta votojmë Vjosa Osmanin, kemi votuar kundërshtarë më të mëdhenj - Gazeta Express
string(85) "zyrtari-i-ldkse-duhet-ta-votojme-vjosa-osmanin-kemi-votuar-kundershtare-me-te-medhenj"

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 23:00

Zyrtari i LDK’së: Duhet ta votojmë Vjosa Osmanin, kemi votuar kundërshtarë më të mëdhenj

Lajme

Gazeta Express

24/02/2021 23:00

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi ka thënë se LDK’ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Sipas Rexhepit, LDK’ja duhet ta votojë Osmanin pasi në të kaluarën, kjo parti i ka votuar kundërshtarët më të mëdhenj.

Lexo Edhe:

“LDK-ja duhet ta votojë Osmanin sepse në të kaluarën i kemi votuar kundërshtarët më të mëdhenj”, ka thënë Fatmir Rexhepi në emisionin Desku.

Ndërsa lideri në dorëheqje i kësaj partie, Isa Mustafa ditë më parë për Klan Kosovën tha se Osmani nuk është personi i duhur për president.

Kujtojmë se Vjosa Osmani është shkarkuar nga kryesia e LDK’së, ndërsa në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo garoi me listën “GUXO”, në një listë me Lëvizjen Vetëvendsoje. /Express/