Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka arritur në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë e ku po mbahen të bllokuar 11 autobusë me rreth 600 udhëtarë, shkruan Gazeta Express.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.
Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë, raporton Gazeta Express.
Haxholli tha se “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Serbia s’po i lë të kalojnë autobusët me targa të Kosovës.
“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.


Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...