Zyrtari i Komunës së Shtimes vdes nga Covid-19, ishte 34-vjeçar - Gazeta Express
string(65) "zyrtari-i-komunes-se-shtimes-vdes-nga-covid-19-ishte-34-vjecar-ge"

Zyrtari i Komunës së Shtimes vdes nga Covid-19, ishte 34-vjeçar

Gazeta Express

05/08/2020 23:05

Një zyrtar komunal në Shtime ka ndërruar jetë. Në moshën 34 vjeçare, Afrim Tafa humbi jetën pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Lexo Edhe:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëpuntorit dhe kolegut Afrim Tafa i cili si pasojë e virusit COVID19 sot ndërroi jetë”, ka shkruar Ismajli në Facebook.

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”, ka shkruar më tej Ismajli.

Ndërkaq, mjekët kanë bërë të ditur se ai kishte probleme me mushkëritë.

Stafi i komunës së Shtimes shprehu ngushëllime ndaj familjarëve, duke theksuar se i njëjti për disa vite radhazi kishte kryer punën e tij me shumë përkushtim.

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ku numri i të vdekurve i konfirmuar deri sot pasdite ishte 284.

Numri i të infektuarve është 9 mijë e 492, kurse 5.346 kanë arritur të shërohen.