Zyrtarët amerikanë besojnë se Kurti i gënjeu - Gazeta Express
string(47) "zyrtaret-amerikane-besojne-se-kurti-i-genjeu-ge"

Zyrtarët amerikanë besojnë se Kurti i gënjeu

Gazeta Express

19/02/2020 21:58

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në telashe serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve, Kurti i gënjeu ata lidhur me taksën dhe se po mbështetet në evropianët në vend të amerikanëve.

Burimet e besueshme nga SHBA’ja tregojnë për Gazetën Express se “Kurti është në telashe serioze me Amerikën”.

Lexo Edhe:

Amerikanët besojnë se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit.

“Ekziston një numër zyrtarësh amerikanë të cilët besojnë se ai i ka gënjyer ata lidhur me çështjen e taksës dhe se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit”, thonë burimet e Gazetës Express.

Gjithashtu, gjithmonë sipas burimeve të Gazetës Express, Kurti ua ka bërë me dije amerikanëve se po mbështetet tek evropianët në vend të tyre.

“Kurti ka sinjalizuar SHBA’të se do të mbështetet tek evropianët në vend të amerikanëve”, kanë treguar burimet. /Express/