Zyrtare: Vinicius dhe Neymar ftohen nga Brazili


Gazeta Express
17 Gusht 2019 13:11

Kampionët “e freskët” të Kupës së Amerikës, Brazili do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit shtator, konkretisht përballë Kolumbisë më datën 7 dhe Perusë më datën 11.

Trajneri brazilian Tite ka publikuar që sot listën me futbollistët që do të grumbullojë për të pasur në dispozicion për këto dy sfida dhe do të jenë plot 23
të tillë që do të rikthehen në atdhe për këto takime.

Kështu në listë është edhe emri i Neymar, i cili momentalisht nuk grumbullohet me PSG-në, pasi pretendon se është i dëmtuar, ndërsa nuk është grumbulluar portieri i Liverpoolit, Alisson Becker.

Për herë të parë me Brazilin është grumbulluar edhe mbrojtësi i Udineses, Samir, ndërsa është lënë jashtë ish mbrojtësi i Interit, aktualisht pjesë e Jiangsu Suning, Joao Miranda.

Befasi është edhe thirrja e Bruno Henrique, 28-vjeçarit të Flamengos, derisa nuk ka vend për Willianin e Chelsea e as për Marcelon e Real Madridit.

Vinicius Junior sërish ka marrë ftesë. Ai u ftua edhe në mars, por nuk u grumbullua pasi u lëndua kundër Ajaxit në Champions League, pak ditë para se t’i bashkohet Brazilit.

Jashtë ka mbetur edhe Everton, futbollisti që shkëlqeu në Copa America.

Te fundit


Kthehu lart