Zyrtare: Under i bashkohet Leicesterit nga Roma - Gazeta Express
string(46) "zyrtare-under-i-bashkohet-leicesterit-nga-roma"

Zyrtare: Under i bashkohet Leicesterit nga Roma

Gazeta Express

20/09/2020 10:41

Leicester ka zyrtarizuar afrimin e Cengiz Under nga Roma.  

Lojtari i Romës u huazua nga “Dhelprat” dhe do të luajë për të paktën një sezon në Premier League. Ai nuk pati shumë hapësira vjet në kryeqytetin italian, prandaj donte një sfidë të re.

Lexo Edhe:

Kalimi te Leicester është një sfidë interesante për 23-vjeçarin, pasi nuk dihet se si do t’i shkojë.

Cengiz Under duhet të tregojë veten në një kampionat më të fortë dhe me karakteristika të ndryshme nga kampionati italian.

Prezantimi i Leicesterit në krahun tjetër ishte mjaft unik, pasi i vendosën epitetin e Undertakerit. Superstari i WWE mbetet një nga figurat më të dashura të këtij sporti, ndërsa tifozët shpresojnë që Cengiz Under të jetë po aq i suksesshëm.