Zyrtare: Ronaldo lihet në shtëpi


Gazeta Express
22 Nëntor 2019 16:23

Ronaldo s’do të luajë me Juventusin kundër Atalantas

Startoi në dy ndeshje me Portugalinë ku realizoi katër gola ditë më parë, por Cristiano Ronaldo është lënë në shtëpi për sfidën që Juventusi do ta zhvillojë të shtunën më Atalantan në Serie A.

Pak orë pasi Maurizio Sarri e konfirmoi se Ronaldo mund të mbetet jashtë, zyrtarisht 34-vjeçari nuk është pjesë e listës së lojtarëve të ftuar për nesër.

Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kohës së fundit, pasi Maurizio Sarri tha se ai e ka gjurin e lënduar, Ronaldo arriti të shënojë gola me Portugalinë dhe e mohoi të ketë diçka problem te ai.

Dyshja u bashkua sërish në Juventus tani, pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, por Sarri e ka lënë në shtëpi.

Nesër do të mungojnë edhe Adrien Rabiot dhe Alex Sandro, të dy për shkak të dëmtimeve, por Miralem Pjanic dhe Blaise Matuidi janë rikthyer në skuadër, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Juves për ndeshjen me Atalantan: Szczesny, Buffon, Pinsoglio; Bonucci, De Ligt, Rugani, Demiral, De Sciglio, Danilo; Pjanic, Matuidi, Emre Can, Khedira, Bernardeschi, Ramsey, Bentancur, Cuadrado; Higuain, Douglas Costa, Dybala.

Te fundit


Kthehu lart