Zyrtare: Origi nënshkruan kontratë të re afatgjate me Liverpoolin


Gazeta Express
10 Korrik 2019 19:07

Divock Origi ia ka përkushtuar të ardhmen Liverpoolin, duke nënshkruar kontratë të re afatgjate me kampionin evropian.

Sulmuesi 24-vjeçar, i cili iu bashkua Liverpoolit nga Lille më 2014, nënshkroi kontratë të re me të kuqtë, njofton klubi i tij, pa treguar saktësisht se kohëzgjatjen e kontratës së tij, transmeton Gazeta Express.

Ai e siguroi vendin e tij në gjigantin anglez pasi pati një përfundim fantastik të sezonit, duke shënuar gola në gjysmëfinale dhe finale të Ligës së Kampionëve me çka i ndihmoi Liverpoolit ta fitojë titullin e gjashtë evropian.

“Jam shumë i lumtur që po e nënshkruaj këtë kontratë. Është shtytje për mua në fillim të sezonit të ri, prandaj jam shumë i lumtur”, tha Origi.

“Gjithmonë jam ndier rehatshëm këtu. Kam bërë hapa në karrierën time, por them se këtu jam bërë burrë në këtë klub, sepse erdha si 19 vjeç”, shtoi ai. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart