Zyrtare! Nesër në Tiranë, Durrës e Elbasan nuk do të zhvillohet mësimi


load
Gazeta Express
22 Shtator 2019 20:26

Ministrja e Arsimit Shahini ka bërë publik këtë të dielë njoftimin se ditën e nesër nuk do të zhvillohet procesi mësimor në Tiranë Durrës dhe Elbasan, si shkak i tërmetit të djeshëm.

“Kam qenë në komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë drejtuesit e të gjithë shkollave dhe që dje nuk kemi nxënës dhe mësues të lënduar. E përqendruam në zonët më të prekura nga tërmeti, sot kemi vetëm 2 shkolla që janë raportuar në gjendje jo të sigurta, një një qendër Bërxullë që do sillen në shkollën qendër. Një tjetër në periferi të Tiranës. Në total janë 98 shkolla që kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, pjesa më e madhe është pastruar.

Infrastruktura shkollore është plotësisht gati që të fillojnë mësimet ditën e nesërme. Qytetarët nuk janë gati emocionalisht që të vijnë në shkollë. Është e kuptueshme dhe duke marrë këtë parasysh dhe duke dëgjuar psikologët kemi vendopsur që dita e nesërme në Tiranë, Elbasan dhe Durrës do jetë pushim”, tha Shahini.

Te fundit


Kthehu lart