Zyrtare: Napoli huazon Ndombelen nga Tottenhami - Gazeta Express
string(46) "zyrtare-napoli-huazon-ndombelen-nga-tottenhami"

Zyrtare: Napoli huazon Ndombelen nga Tottenhami

Futboll

Gazeta Express

19/08/2022 18:39

Mesfushori Tanguy Ndombele e ka zyrtarizuar transferin e tij nga Tottenhami në Napoli, duke ju bashkuar skuadrën nga Campania me një marrëveshje huazimi me mundësi blerje

Skuadra napolitane ka qenë vazhdimisht në bisedime me Spurs në javën e fundit, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje për mesfushorin 25 vjeçar francez, sidomos pasi që Paris Saint-Germain janë në garë për ta blerë Fabian Ruiz.

Lexo Edhe:

Ndombele është duke kërkuar që t’ia bëjë një ristart karrierës së tij pas një sezoni të vështirë në Londrën Veriore me Tottenham, ku ai asnjëherë nuk arriti t’i arsyetojë 60 milionë eurot e paguar për të.

Ndombele ka nënshkruar për Napolin për një vit huazim me opsion blerje, që besohet se është afër 32.5 milionë euro. Vetëm huazimi thuhet se i ka kushtuar Napolit rreth 500 mijë euro.

Francezi ka dështuar për ta bindur Antonio Conte sezonin e kaluar kështu që ai u rikthye në Lyon si i huazuar në afatin e janarit. Ai u rikthye në Londrën Veriore muajin e kaluar, por shumë shpejt ju bë e qartë që ai nuk është pjesë e projektit të trajnerit italian. /GazetaExpress/