Zyrtare: Pas 10 muajsh si Ministër, Rifat Latifi jep dorëheqje - Gazeta Express
string(50) "zyrtare-ministri-i-shendetesise-ka-dhene-doreheqje"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2022 17:05

Zyrtare: Pas 10 muajsh si Ministër, Rifat Latifi jep dorëheqje

Lajme

Gazeta Express

06/10/2022 17:05

Rifat Latifi ka vendosur ta lë pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Akoma nuk ka deklarim nga Qeveria, por Telegrafi ka publikuar letrën e ministrit. Aty thuhet se dorëheqja vjen pas “shumë reflektimesh”.

Lexo Edhe:

Dorëheqja e tij ndodhi pas kritikave të vazhdueshme për keqmenaxhim të shëndetësisë kosovare.

Latifi u emërua ministër në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Arben Vitia u largua nga ky post, për të garuar për kryetar të Prishtinës.

Ministri i Shëndetësisë është kirug që ka vepruar për shumë vjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Express/