Vetëm një ditë pas largimit nga Paderborn, Klaus Gjasula gjen skuadër të re. Mesfushori i kombëtares shqiptare është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Hamburgut, klub me histori të madhe në Gjermani por që edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e 2-të.
30-vjeçari shqiptar ka firmosur për 2 vite me Hamburgun me objektivin që skuadra nga veriu i Gjermanisë të ngjitet shumë shpejt në elitë.
Për Gjasulan pati interes edhe nga Fortuna Dusseldorf, por ai zgjodhi transferimin te gjigandët e Hamburgut.
Pasi firmosi, Gjasula tha: “Kam luajtur me Paderborn sezonin e kaluar këtu dhe atmosfera ishte ajo që më ka mbetur në mendje. Nga atëherë HSV ka qenë një klub i veçantë, që e kam ndjekur vazhdimisht. Kur më telefonuan nuk m’u desh të mendoja shumë.”
Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur për rolin që më kanë dhënë në skuadër dhe dëshiroj të jap kontributin tim në vazhdim”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...