Zyrtare: Lucas Chevalier nënshkruan me PSG-në - Gazeta Express
string(44) "zyrtare-lucas-chevalier-nenshkruan-me-psg-ne"

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 21:23

Zyrtare: Lucas Chevalier nënshkruan me PSG-në

Futboll

Gazeta Express

09/08/2025 21:23

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar afrimin e portierit të talentuar francez, Lucas Chevalier.

23-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë me kampionët në fuqi të Evropës, e cila do ta mbajë në “Parc des Princes” deri në vitin 2030.

Chevalier, i cili do të mbajë fanellën me numrin 30, shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e klubit parizien.

Me paraqitjet e tij të shkëlqyera në Ligue 1, ai ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të PSG-së, të cilët vendosën ta bëjnë pjesë të projektit të tyre afatgjatë.