ZYRTARE: Lirim Kastrati, futbollist i ri i Dinamo Zagrebit - Gazeta Express
string(56) "zyrtare-lirim-kastrati-futbollist-i-ri-i-dinamo-zagrebit"

Gazeta Express

17/02/2020 14:53

ZYRTARE: Lirim Kastrati, futbollist i ri i Dinamo Zagrebit

Gazeta Express

17/02/2020 14:53

Futbollisti kosovar do t’i bashkohet gjigantit kroat nga vera e ardhshme, ndërsa deri në fund të sezonit do të vazhdojë të luajë tek Lokomotiva e Zagrebit

Lirim Kastrati është futbollist i ri i Dinamo Zagrebit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti kosovar ka nënshkruar me klubin nga “Maksimir”, ndërsa do të vazhdojë të luajë në formë huazimi tek Lokomotiva e Zagrebit deri në fund të sezonit.

E gjatë verës që vjen ai do t’i bashkohet gjigantit kroat.

Përfaqësuesi kosovar ndihet i lumtur që do ta bëjë këtë hap të madh në karrierë.

“Që kur kam ardhur në Kroaci, shpresoja që një ditë të përfundoja në Dinamo.

Tash është plotësuar dëshira ime dhe jam i kënaqur. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që e mundësuan këtë dhe që më ndihmuan të jem person i institucionit më të madh të futbollit në këtë rajon”, ka thënë sulmuesi i rrezikshëm kosovar.

21 vjeçari kishte luajtur tek Shkëndija e Tetovës prej nga ishte transferuar tek Lokomotiva e Zagrebit në gusht të vitit 2017.

Ai i ka zhvilluar 21 ndeshje në kampionatin kroat duke i realizuar 8 gola dhe duke i dhuruar 4 asistime. /Gazeta Express/