Zyrtare: Kosova i ndan rrugët me trajnerin Bernard Challandes - Gazeta Express
string(60) "zyrtare-kosova-i-ndan-rruget-me-trajnerin-bernard-challandes"

Futboll

Gazeta Express

13/10/2021 13:02

Zyrtare: Kosova i ndan rrugët me trajnerin Bernard Challandes

Futboll

Gazeta Express

13/10/2021 13:02

Kosova i ka ndarë rrugët me trajnerin e ekipit kombëtar, Bernard Challandes, një ditë pas humbjes kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të martën në një konferencë për media se ka gjetur pajtim me Bernard Challandes për shkëputjen e parakohshme të marrëveshjes, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri zviceran kishte marrëveshje me Kosovën deri në dhjetor 2022, por epokës së tij në krye të kombëtares dardane i erdhi fundi një vit më herët, pas një fushate tejet dëshpëruese në kualifikime për Kupën e Botës 2022.

Në 28 ndeshje zyrtare me Kosovën, Challandes i arriti 9 fitore, 7 barazime dhe 12 humbje

Duke folur në një konferencë për media, presidenti i FFK-së Agim Ademi tha se Kosova e falënderon Challandesin për punën e tij.

“Jemi mbledhur për të ardhmen tonë dhe për udhëheqjen e trajnerëve. Duke i pasur parasysh objektivat që i kemi pasur, e falënderojmë për punën e tij. Ka qenë historike çka kemi bërë. E gjatë rrugës më pas nuk i kemi përmbush objektivat”, tha Ademi.

“Në mënyrë të përbashkët kemi vendosur t’i ndajmë rrugët”, shtoi ai.

Kosova i ka humbur pesë prej shtatë ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2022, duke e arritur vetëm një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e tjera.

Jo vetëm që i humbi shanset për kualifikim qysh herët, por Kosova tani rrezikon ta mbyllë grupin në vendin e fundit, ku edhe gjendet, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në mbylljen e fushatës kualifikuese për Katar.

70-vjeçri ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së dhe legjenda e futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Challandes ishte trajneri i dytë në historinë e ekipit kombëtar të Kosovës, pas Albert Bunjakit, që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA më 2016.

Pas pak më shumë