Zyrtare, kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri hapen më 1 qershor - Gazeta Express
string(59) "zyrtare-kopshtet-dhe-cerdhet-ne-shqiperi-hapen-me-1-qershor"

Zyrtare, kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri hapen më 1 qershor

Gazeta Express

26/05/2020 15:25

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi sot se kopshtet dhe çerdhet në Shqipëri do të hapen nga data 1 qershor.

Ajo kërkoi vëmendje maksimale nga strukturat e shëndetësisë në këtë situatë të fazës së dytë të rihapjes.

Lexo Edhe:

“Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që komiteti teknik i ekspertëve ka miratuar. Do të vijojmë me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 qershor, protokolli i të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës”, tha ministrja gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Manastirliu u shpreh se faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

“Nuk duhet të harrojmë që ky virus vijon të qarkullojë dhe ne duhet t’i përgjigjemi me të gjitha strukturat në gatishmëri. Kemi hyrë në javën e 12 të epidemisë me mbi 1 mijë të prekur. Tashmë edhe puna bëhet më e vështirë për të gjurmuar kontaktet, ndaj duhet të intensifikohet puna nga strukturat tona të terrenit“, tha Manastirliu.