Zyrtare: Kategoria Superiore rinis më 3 qershor - Gazeta Express
string(46) "zyrtare-kategoria-superiore-rinis-me-3-qershor"

Gazeta Express

29/05/2020 17:34

Zyrtare: Kategoria Superiore rinis më 3 qershor

Gazeta Express

29/05/2020 17:34

Tashmë është zyrtare, kampionati shqiptar rikthehet më 3 qershor pas një pushimi 3-mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë Olgerta Manastirliu ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë  duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit pa tifozë.

Në datën 3 qershor kampionati do të rikthehet dhe do të jetë një tur force për të luajtur 10 javët e fundit brenda 2 muajve duke përfshirë dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Në total do të luhen 50 ndeshje nga data 3 qershor deri në 29 korrik kur është përcaktuar dita e fundit e kampionatit.  Në mesjave do të luhen vetëm java e 27-të dhe ajo e fundit e 36-të ndërsa mesjavat e tjera do të plotësohen nga ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.