Zyrtare: Juventusi transferon Romeron nga Genoa


Gazeta Express
12 Korrik 2019 21:12

Romero është lojtar i Juventusit. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2024 me “Zonjën e Vjetër”, derisa sezonin e ardhshëm do të qëndrojë në formë huazimi te Genoa.

Juventusi ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e mbrojtësit, Cristian Romero. Ai ka nënshkruar kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri më 30 qershor 2024.

Juve ka njoftuar se 21-vjeçari do të qëndrojë në formë huazimi te Genoa sezonin e ardhshëm dhe do të kthehet në vitin 2020.

Ndër të tjera, “Zonja e Vjetër” ka zbuluar se transferimi i Romeros i ka kushtuar Juves 26 milionë euro dhe pagesa do të bëhet për tri vite. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart