Zyrtare: Joa Felix në Atletico Madrid për 126 milionë euro


Gazeta Express
26 Qershor 2019 23:57

Benfika ka zyrtarizuar me anë të një komunikate për shtyp së futbollisti i tyre, Joao Felix ka nënshkruar për Atletico Madridin për një shumë të madhe 126 milionë euro

19 vjeçari ishte njëri prej më të mirëve për Benfican sezonin e kaluar, ku shënoi 15 gola në 26 paraqitje të Primeira Liga, duke ndihmuar “Shqiponjat” portugeze për ta fituar titullin.

Kjo shumë është e jashtëzakonshme pasi që ky është sezoni i tij i parë me skuadrën profesionale, pasi që para një viti ai luante për Benfica B.

Felix është kërkuar edhe nga skuadra të tjera europiane, nga dy klubet e Manchesterit, por Atletico ka blerë blerjen më të shtrenjtë deri me tani në këtë sezon. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart