SC Gjilani ka arritur marrëveshje me futbollistin, Përparim Islami.
Kjo u njoftua nga vet klubi gjilanas përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.
Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vitet e ardhshme, shkruan Gazeta Express.
Islami, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e disa klubeve në vend, duke fituar dy tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe dy herë të tjera Superkupën e Kosovës.
/Gazeta Express/