Zyrtare: Erik ten Hag vazhdon me Ajaxin


Gazeta Express
20 Qershor 2019 18:00

Erik ten Hag do të vazhdojë të jetë trajner i Ajaxit.

Edhe zyrtarisht, Erik ten Hag ka rinovuar kontratën me Ajaxin.

Ten Hagen, që lidhej me stolin e Bayern Munich, do të jetë pjesë e Ajaxit deri në vitin 2022.

“Jam shumë i lumtur, kemi pasur një vit fantastik dhe tani duhet të vazhdojmë para”, tha ten Hagen.

Ajaxi bëri sezon ëndrrash pasi arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, derisa fitoi Kupën dhe Ligën në Holandë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart