Edhe në IPKO Superligë është aprovuar kërkesa për 5 zëvendësime gjatë një ndeshjeje
Ditë më parë IFAB e ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar.
Ky ndryshim është bërë si pasojë e pandemisë Covid-19.
Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ajo do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, ashtu edhe në kampionat, ngase kjo do t’u mundësojë skuadrave ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim.
Pra tani edhe në Kosovë zyrtarisht një skuadër ka të drejtë të ndërrojë 5 lojtarë gjatë një ndeshje deri në fund të sezonit 2020/21, raporton Gazeta Express.
FFK më poshtë ka treguar rregullat për këtë ndryshim të përkohshëm.

Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...