Zyrtare: Caktohet gjyqtari për finalen e Europa League mes Man United dhe Villarreal - Gazeta Express
string(83) "zyrtare-caktohet-gjyqtari-per-finalen-e-europa-league-mes-man-united-dhe-villarreal"

Sport

Gazeta Express

12/05/2021 17:22

Zyrtare: Caktohet gjyqtari për finalen e Europa League mes Man United dhe Villarreal

Sport

Gazeta Express

12/05/2021 17:22

Clément Turpin do të ndajë drejtësinë në finalen mes Man United dhe Villarreal.

Edhe zyrtarisht është caktuar gjyqtari për finalen e Europa League mes Manchester United dhe Villarreal.

Lexo Edhe:

Gjyqtari francez, Clément Turpin, do të jetë ai që do të ndajë drejtësinë me 26 maj.

Asistentë do të jenë Nicolas Danos, Cyril Gringore (të dy francezë).

Gjyqtar i katërt është caktuar Slavko Vinčić nga Sllovenia.

Gjyqtari kryesor në dhomën e VAR do të jetë François Letexier (francez), derisa asistentë Jérôme Brisard, Benjamin Pages (të dy francezë), Paulus van Boekel (holandez).

Për të arritur në finale, Manchester United e eliminoi Romën, derisa Villarreali e befasoi Arsenalin.

Derisa në finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea, është caktuar gjyqtari spanjoll, Mateu Lahoz. /Gazeta Express/